Protestë në Serbi shkaku i Kosovës, kërkohet shkarkimi i Kostiq

Në Serbi s’kanë të ndalur veprimet dhe kritikat kundër kreut të Akademisë, Vladimir Kostiq, pas deklaratës për Kosovën.

Pas letrës që akademikë të ndryshëm i kanë drejtuar Akademisë së Serbisë për shkarkimin e Kostiq, sot në Beograd është organizuar edhe një protestë, meqë deklarimet e Kostiq se “Kosova nuk është e Serbisë” po i konsiderojnë si antikushtetuese, raporton Express.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë qindra qytetarë derisa atyre iu është drejtuar deputeti i pavarur serb, Vladan Glisiq, Misha Gjurkoviq dhe Nemanja Vukoviq sutdent i Drejtësisë që ka organizuar protestën.

Për deklarimet e Kostiq ka pasur reagime dhe nga Aleksander Vucic dhe Ivica Dacic.

Kostiq deklarimin se “Kosova nuk është e Serbisë as de facto as de jure” e kishte bërë si reagim ndaj një intervistë të një kleriku të Kishës Ortodokse i cili kishte thënë se “Kosova është Jeruzalemi i Serbisë”