Hoxhaj fton Kurtin në debate publike

Enver Hoxhaj, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, ka ftuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurtin, në pesë debate publike para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Pasi ka prezantuar pesë prioritetet për qeverisje, Hoxhaj ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje të bëjë të njëjtën gjë. Ai ka ftuar kryetarin e VV-së, Albin Kuritn, në pesë debate publike për të diskutuar për të gjitha çështjet, duke thënë se “gara është vetëm mes PDK-së e VV-së”.

Hoxhaj ka thënë se 10-shja e parë e listës së kandidatëve të PDK-së për deputetë do të jetë befasi.

Ai ka shtuar se PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti tjetër në Kosovë.

Në raport me Nismën, e cila kërkoi koalicion parazgjedhor mes partive, Hoxhaj ka thënë se “kemi bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me të”.