656 raste të reja dhe 5 të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 3727 testime, prej të cilëve kanë rezultuar 656 qytetarë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pavarësosht përpjekjes 5 pacientë nuk kanë munudr ta fitojnë betejën me virusin: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 51-78 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 440 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,421 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 258 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.abcnews.al