Personeli shëndetësorë në Preshevë, sot u vaksinua me antiCovid Pfizer vaksinën

Gjatë ditë së sotme personeli i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë është vaksinuar me antiCovid vaksinën Pfizer, raporton Ministri e Lajmeve.

Ishte drejtori i institucionit në fjalë dr.Driton Salihu i cili u vaksinua i pari e më pastaj dhe mantilbardhët. Redaksia e Ministri e Lajmeve merr vesh se sot në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë janë sjellur 130 doza të para të vaksinës Pfizer&BionTech dhe pas tre javëve priten të sillen dozat e dyta për të përfunduar ciklin e plotë të vaksinimit.