Me shkasë:Zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale jan caktuar për datën 14 shkurtPse do të duhej të votohet Lëvizja Vetëvendosje

Shkruan: Refik HASANI


Përmes këtij shkrimi do të marrë anë, duke arsyetuar pse Lëvizjen Vetëvendosje, votuesit do të duhet të votojn, për shumë arsye.

Do të duhej të votohet LVV-ja,sepse për 50 ditë,qeverisje të Kosovës solli një ndryshim të modelit të ri, që ishte i ndjeshëm për të mirën e Kosovës. Sepse deri më tani ka dështuar shtetit ligjor, nuk ka pavarësi të gjyqësorit, Shefi i AKI-ë e Policisë së Kosovës ndërrohen aqë shpesh. Ka ndodhur vjedhja e provave inkriminuese në Policin e Kosovës, sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk po shënon as një përmisim,jan avulluar nga thesari 2.1 milionë vetëm vitin e kaluar. Pra, drejtësia kosovare gjatë mandatit qeverisës PDK-LDK-AAK-ës është dëshmuar e ndikuar politikisht.

Vazhdimisht pa u ndalur në shifra, kishte nga skandali në skandale, e nuk ka patur rritje ekonomike të Kosovës, jan premtuar rritje e numrit të punësurave nga 100 mijë e deri në 200 mijë veta gjatë një mandati. Të gjitha raportet flasin e tregojn për fryrje, pasi kishte ngecje si në rritje e ekonomike dhe në punësime.

Rregullisht është folur për ulje të korrupcionit e nepotizmit, që ka gërrye legjitimitetin e shtetit, përkundër që jan disa Komisione e borde, por pasqyrat dhe raporte nacianale flasin si të BE-ës dhe instanca të OKB-ës jan në rritje korrupcioni e nepotizmi.Respektimi i ligjëshmërisë dhe pavarësisë së institucioneve ka lën ende Kosovën pa liberalizim të vizave.

Qytetarët e Kosovës mjaftë jan mashtruar lidhur me caktimin e disa herë të datave për liberalizim të vizave.Pandemia është menaxhuar në mënyrëm më të dobët të mundëshme. Ngarkesa e buxhetit me administrat e që asnjëherë nuk është reformuar përkundër rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Që nga shpallja e Pavarësisë, Kosova nuk ka shenuar në marrjen në kontroll plotësisht të veriut të Kosovës. Qeverisja PDK-LDK-AAK-ës, vazhdon të dëshmoj se shteti është i kapur, na udhëheqin njerëz që janë mbi ligjin, për këto vite ka patur afera e klanit ,,Pronto” , për shumë vite është ndrydhur vullneti i qytetarëve. Nuk është përmisuar shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Lëvizja Vetëvendosje,me potencialin e saj strukturor,ka një kauz të drejtë e real e që tani, po vrehet edhe nga gjitha shtresat e Kosovës që ju përmbahet zotimeve që jepë në fushatë. Do të duhej të votohet LVV-ja, sepse vërtet është një lëvizje e ndërtuar nga fryma e madhe për barazi,drejtësi e zhvillim për gjithë qytetarët si frymëzim për ta mbrojtur lirinë e fituar me aq shumë, sakrifica, të shumë brezave, flijime e fatkeqësi.
Do të duhej të votohet LVV-ja, sepse do të ndikonte që shteti t’u kthehet qytetarëve dhe të jetë në shërbim të mbrojtjes së lirisë së tyre.

Duke qen Lëvizja Vetëvendosje, si qasje e re në qeverisje sikur që është bërë zvoglimin e ministrive e një sërë ndryshimeve që u pritën mirë. Do të duhej të votohet LVV-ja, se vëtëm kështu do të rriteshin edhe gjasat që subjektet që ishin në pushtet për një kohë të gjatë do të reformohet dhe kështu është më mirë për demokracin në Kosovë.

Do të duhej të votohet LVV-ja, sepse për Medvegjë,Bujanoc e Preshevë jan dhën 500 mijë euro ndihmë nga ish-Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.Për dy dekada Shqipëria dhe Kosova bashkë nuk i kan ndarë këto mjete.

Do të duhej të votohet LVV-ja,sepse nuk ishte asnjëherë në qeverisje të Kosovës për një mandat, nuk është treguar e korruptuar, nuk ka votuar Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe,nuk ka votuar Gjykatën Speciale të Kosovë, nuk ka votuar demarkacionin me Malin e Zi që Gjykata Kushtetuese ka vendosur që jan 23 pika në kundërshtim të saj, ishte kundërshtuar decentralizimi i Komunave me shumicë Serbe, etj.

Do të duhej të votohet LVV-ja,sepses jan duke u stërzgjatë bisedimet Prishtinë-Beograd, nuk ka patur asnjë progres.Do të duhej të votohet LVV-ja, sepse vetëm kështu do të ndihmohen shqiptarët e Mali të Zi, është ndihmes edhe për Maqedonin e Veriut.Do të duhej të votohet LVV-ja, sespse është ndihmes për ndërtimin e raporteve të shëndosha në mesë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Lëvizja Vetëvendosje, dhe Albin Kurti, jan nevoj, është domodoshmëri e kohës të votohen dhe mbështetën vetëm kështu ndërtohet shteti ligjor i së drejtës, dhe të mos vazhdoj dështimi në shumë segmente të jetës.
Zgjedhësit do të duhej të votojn Lëvizjen Vetëvendosje, pasi është shpresa e vetme jo vetëm për Kosovë por në gjithë hapsira tona shqiptare dhe diaspor.