Barcelona fiton minimalisht ndaj Huescas së vendit të fundit

Barcelona ka triumfuar në ndeshjen e parë të vitit 2021 në La Liga.

Të drejtuarit e Ronald Koeman kanë triumfuar me rezultat 0 me 1 ndaj Huescas në transfertë.

Ishte një ndeshje e rivalizuar që u vendos nga një gol i shënuar nga De Jong pas asistimit fantastik nga Leo Messi.

Pas kësaj fitore, Barcelona renditet në vendin e pestë me 28 pikë, kurse Huesca në fund të tabelës me 12 pikëa të arkëtuara.