Xhaka me Arsenalin shënon fitore të thellë në Premier League

Granit Xhaka me Arsenalin e ka shënuar një fitore të thellë sonte në Premier League. Arsenali ka triumfuar 4:0 në udhëtim ndaj West Bromwich Albionit, në xhiron e 17-të të elitës së futbollit anglez.

Xhaka ishte titullar te Arsenali dhe luajti tërë ndeshjen.

Kieran Tierney (23’), Bukayo Saka (28’) dhe Alexandre Lacazette (60’, 64’) realizuan golat për Arsenalin.

Arsenali zë vendin e 11-të me 23 pikë pas 17 ndeshjeve. West Bromwichi është i parafundit me tetë pikë.