Gjermani/ Një Makinë Tërësisht Shqiptare? Ja Çfarë Bën Qëndrim Thaqi

Instagrami është bërë tashmë një rrjet interesant për të zbuluar blogerë, stilistë, dizenjues dhe krijues që e bëjnë imagjinatën e publikut të fluturojë me ta.

Për shembull mund të jetë një Porsche që mund të jetë pasardhës i 918 Spyder. Ky është rasti i Qëndrim Thaçit, krijuesi që u bë i njohur pak vite më parë.

Ai tashmë ka shkuar një hap më tej duke dizenjuar një makinë sportive nga e para, si dhe duke krijuar kompaninë e tij Arrera Automobili.

Krijimi i tij i parë ishte Illyrian Pure Sport,një model që Thaqi shpreson ta bëjë realitet duke krijuar kështu siç thotë ai supermakinën e parë shqiptare me standarde ndërkombëtare.

Ekipi i tij ka krijuar tashmë disa detaje të makinës që do të ketë një motor të madh prej 6.2 litërsh LT2 V8 që do të jetë në gjendje të ketë rreth 850 kuaj fuqi që shkon direkt në katër rrotat përmes një kutie automatike të dyfishtë Tremec.