Mbi 11 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19, numri total i rasteve pozitive në vend është 45 mijë e 594 raste nga 160 mijë e 352 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Deri tani në total që nga fillimi i pandemisë, 1 mijë e 174 persona me COVID-19 kanë humbur jetën.

Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 11 mijë e 922 raste.

I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 32 mijë e 498 pacientë të shëruar.

IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga janë testuar gjithsej 1 mijë e 775 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 590 raste pozitive.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit 13 pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 696 pacientë.