Shqipëria e Kosova lidhin marrëveshje për krijimin e fondit ndër-shtetëror për shqiptarët e Malit të Zi

Ministrat shqiptar të Kosovës dhe Shqipërisë, Melis Haradinaj-Stublla dhe Gent Cakaj kanë njoftuar se sapo kanë lidhur një marrëveshje për mbështetje të shqiptarëve të Malit të Zi përmes fondit ndër-shtetëror.

Njoftimi i plotë i z.Cakaj

URIME MË NË FUND 🤩:

Kosova e Shqipëria tashmë kanë lidhur marrëveshjen për fillimin e punës për ngritjen e fondit ndër-shtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi.

Ky nuk është thjesht një veprim konkret, që dëshmon bashkëpunim të thellë në fushën e politikës së jashtme, por edhe marrja e përgjegjësive për mbështetje më të madhe e kujdes të shtuar për shqiptarët në rajon 🇦🇱🇽🇰.

JemiNjë