Qeveria e Serbisë me subvencione të reja për penzionerët dhe gastronominë

Qeveria e Serbisë ka vendosur të ndihmojë sërishtme pagesa financiare të njëhershme për 1.7 milion pensionistë në shumën prej 5,000 dinarëve në dy javët e ardhshme, për të cilat janë siguruar 8.6 miliardë dinarë.

Qeveria gjithashtu miratoi vendimin për përcaktimin e Programit të subvencioneve për të mbështetur punën e bizneseve në fushën e hotelierisë dhe turizmit për shkak të vështirësive të biznesit të shkaktuara nga pandemia Civid19 dhe ka ndarë 1.98 miliardë dinarë për masë mbështetëse.

Me këto fonde, në 10 ditët e ardhshme, një pagë tjetër minimale do të paguhet për punonjësit në gastronomi, hotele, turizëm dhe agjensi të makinave me qira, ka njoftuar Qeveria e Serbisë.