11 të vdekur dhe 539 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe 11 persona si pasojë e virusit COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 539 raste të reja të infektuara.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.219 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 539 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 39.596 raste nga 143.988 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.016 raste të vdekjes.