Në Serbi masat për kufizimin e orarit të punës do të vlejnë deri më 15 dhjetor

Qeveria e Serbisë ka sjellur vendim për luftën kundër koronavirusit, dhe këto masa kanë të bëjnë me punen në shkollat fillore dhe të mesme.

Në mbledhjen e djeshme është aprovuar kërkesa e Shtabit të Krizave që nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore nga klasa pestë deri në klasën e tetë, nga 30 nëmtori do të kalojnë në mësim online.

“Në periudhën nga 30 nëntori deri në fillim të pushimit dimëror, më 21 dhjetor, mesimi per nxenesit nga klasa e peste deri ne te teten do te do të mbahet online, gjithashtu edhe te gjithe nxënësit e shkollave të mesme do te fillojne nga e hena procesin mesimore nga shtepia. Pushimi dimëror fillon më 21 dhjetor 2020, dhe përfundon më 15 janar 2021, dhe do të jetë i vlefshme për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në territorin e Republikës së Serbisë “, thuhet në njoftim.

Ata do të mësojnë nga shtëpia e tyre deri në pushimet dimërore, fillimi i të cilave është caktuar më 21 dhjetor, në të gjithë Serbinë, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Serbisë.

Qeveria ka vendosur qe te zgjase masen e kufizimit te orarit te punes deri ne oren 18:00 per restorantet, kafiterite, baret, klubet, bastoret dhe qendrat tregtare, ndersa dyqanet me pakice deri ne ore 21:00 dhe kjo mase do te zgjase deri me 15 dhjetor 2020.

Të gjitha masat e miratuara më herët mbeten të njëjta dhe janë në fuqi.