(Foto) Komunës së Preshevës i rikthehet hyrja e vjetër

Në kuadër të mirëmbajtjes së objektit të komunës së Preshevës, rritjes së performancës me qëllim të shërbimit sa më cilësor për qytetarët e Preshevës kanë përfunduar punimet në renovimin total të objektit të vjetër të komunës së Preshevës iu është rikthyer hyrja e cila ka qenë shumë vite më parë.

Tashmë e tërë pjesa e hymjes së vjetër është renovuar, përfshirë koridoret, hyrja, dhe të gjitha zyrat në atë pjesë.

Më 28 Nëntor, për nderë të ditës së flamurit, dera do të jetë e hapur pë qytetarët e komunës së Preshevës të cilët dëshirojnë të vizitojnë këtë pjesë të renovuar, ku janë të vendosura disa foto të vjetra të qytetit të Preshevës të pa publikuara.