“Gjunjëzohet” Serbia, vetëm në mëngjes 47 të vdekur nga koronavirusi

Presidenti i Serbisë deklaroi se në këtë shtet qysh në orët e mëngjesit ka pasur 47 të vdekur nga koronavirusi.

“Sot është dita më e vështirë për Serbinë dhe çdo e ardhshme do të jetë më e vështira në periudhën tjetër. Kanë qenë 47 të vdekur këtë mëngjes, që është numri më i madh deri më tani, dhe ndoshta do të ketë më shumë deri në orën 2 të pasdites”, tha Aleksandar Vuiçiq, raportojnë mediat serbe.

Ai theksoi se situata në spitale është jashtëzakonisht e vështirë.

“Kur pranoni 10,000 njerëz për një ekzaminim çdo ditë, dhe duhet të vendosni 1,000 prej tyre në spitale dhe nuk keni asnjë shtretër të lirë, atëherë është e qartë në çfarë situate jemi”, u shpreh Vuçiq duke paralajmëruar një skenar katastrofik.