Pele për Maradonën: Një ditë do të luajmë futboll së bashku në qiell

Legjenda braziliane e futbollit, Pele, ka reaguar pas vdekjes së Diego Armando Maradonës.

Ai ka thënë se një ditë do të luajë futboll në qiell së bashku me Maradonën.

“Sigurisht një ditë do të luajmë futboll së bashku në qiell”, ka thënë Pele, raporton Reuters.

“Një goditje shkatërruese si për qytetin ashtu edhe për klubin”, thuhet në reagimin e Napolit, aty ku Maradona kishte korrur sukseset më të mëdha në nivel klubi.

Maradona ka vdekur sot, në moshën 60 vjeçare, pas një sulmi kardiak./koha