Liverpooli befasohet në “Anfield” nga Atalanta e Gjimshitit

Liverpooli është mposhtur sonte në “Anfield” nga Atalanta në ndeshjen e Grupit D të Ligës së Kampionëve me rezultatin 2:0.

Josip Iliçiq (60’) dhe Robin Gosens (64’) shënuan për Atalantan. Te Atalanta luajti tërë ndeshjen Berat Gjimshiti.

Liverpooli pas katër ndeshjeve në Grupin D kryeson me nëntë pikë. Ajaxi, që sonte fitoi 3:1 në shtëpi ndaj Midtjyllandit, zë vendin e dytë me shtatë pikë, ndërsa po aq pikë i ka edhe Atalanta që është e treta. Midtjyllandi mbetet pa pikë.