Dorëzohet në Kuvendin e Shqipërisë kërkesa për hetimin e pretendimeve të Dick Martyt për burgjet e UÇK-së

Tiranë, 25 nëntor- Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për hetimin dhe pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë.

Ky komision do të ketë për qëllim hetimin e krimeve në disa zona të veriut të Shqipërisë, të quajtura burgje të UÇK-së.

Në kërkesën e dorëzuar në Kuvend thuhet se Komisioni do të hetojë edhe rolin e politikanëve shqiptarë në raportin e Dick Marty.

Propozimi i numrit 2 të socialistëve erdhi për shkak të debatit që ka krijuar raporti i Dick Marty rreth rolit në luftën për çlirimin e Kosovës të disa drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pretendimeve për ekzistencën në veri të Shqipërisë të burgjeve të UÇK/Shqiptarja.