Qeveria e Maqedonisë veriore shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë

Qeveria maqedonase në mbledhjen e sotme solli vendim për shpalljen e gjendjes së krizës për 30 ditë.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi nga dita e nesërme.

Ky vendim vjen pas propozimit të Komitetit për menaxhim me kriza.

Rekomandimi i këtij trupi erdhi pas mbledhjes së këshillit për siguri tek presidenti Pendarovsski.

Gjendja e krizës do të thotë se Qeveria ka në dispozicion njerëzit e ushtrisë, ndërmarrjeve publike komunale por edhe kapacitetet e spitaleve private.