26 viktima dhe 1.198 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

26 viktima dhe 1 mijë e 198 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut nga gjithsej 3081 teste.

Viktimat janë të moshës nga 35 deri në 88-vjeçare. Sa i përket rasteve të reja shumica janë regjistruar në Shkup respektivisht 572, në Manastir 92, Prilep 53, Kumanovë 41, Ohër 42.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 621 pacientë. Numri i rasteve aktive në mbarë vendin ka mbërritur 19.586

Sa i përket komunave të Shkupit më shumë raste aktive ka në Gazi Babë, Aerodrom dhe Karposh./AlsatM