Kosova triumfon ndaj Moldavisë

Kombëtarja e Kosovës ka fituar ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve ndaj Moldavisë me rezultatin minimal 1:0.

Kosova ka fituar ndaj Moldavisë me rezultatin 1:0, falë golit të Lirim Kastratit – i cili realizoi në minutën e 30’të të ndeshjes.

“Dardanët” kishin shumë raste për ta thelluar avantazhin me anë të Kastratit, Celinës, Zhegrovës e Muriqit, mirëpo nuk arritën ta gjejnë rrjetën.

Kosova me këtë fitore shkon në kuotën e 5 pikëve dhe siguron mbetjen në Ligën C të Ligës së Kombeve, kurse Moldavia bie në Ligën D.