Përfundon ndeshja në Elbasan, Shqipëria triumfon minimalisht ndaj Kosovës

Ka përfunduar ndeshja në mes Shqipërisë dhe Kosovës

Rezultati përfundimtar ishte 2 me 1 në të mirë të Shqipërisë, me golat e shënuar nga Balaj dhe Uzuni, Shqipëria trioumfoi përballë “Dardanëve” që golin e vetëm e shënuan nga penalltia me Vedat Muriqin.

Ishte një ndeshje pa shumë rivalitet e spektakël me Kosovën që nuk tregoi pothuajse asgjë në pjesën e parë, kurse ishte diçka më e mirë në të dytën.

Jashtë stadiumit u ndëgjuan vazhdimisht thirrje ” Kosova është zemra e Shqipërisë” nga një grupim i tifozëve që ishin mbledhur.