Kadri Veselit i konfirmohet aktakuza nga Specialja, niset sot për Hagë

Kryetarit të PDK-së Kadri Veselit, i është konfirmuar aktakuza nga Prokuroria Speciale. Këtë e ka bërë të ditur vetë Veseli përmes një komunikate për media, të enjten.

Përmes njoftimit, Veseli ka thënë se për aktakuzën është njoftuar të mërkurën pasdite ndërkaq për në Hagë niset sot.

Veseli tutje ka shtuar se ai nuk i sheh Dhomat e Specializuara si fyerje ndaj luftës së UÇK-së, duke shtuar se e sheh si mundësi që më në fund t’i përgjigjen dyshimeve e thashethemeve që kanë qarkulluar për një kohë të gjatë/

Veseli thotë se “që kur Dick Marty publikoi raportin e tij të pabazuar, ishte e pashmangshme që kjo ditë do të vinte. Ishte e pashmangshme që akuzat e tij të padrejta do të duhej të testoheshin në një gjykatë, në mënyrë që tu jepej fund njëherë e mirë. Kjo është arsyeja që unë e kam përkrhaur themelimin e këtij tribunali, dhe kjo është arsyeja që unë tani jam i gatshëm që të luaj rolin tim në këtë proces”.

“Më shumë se njëzet vite kanë përfunduar që nga përfundimi i luftës çlirimtare. Kosova tani është një shtet i pavarur, dhe është në rrugën e sigurt për tu bërë anëtar i Kombeve të Bashkuara. Pasi që aspirojmë që të trajtohemi si partner të barabartë me shtetet e tjera, liderët tanë politikë duhet të jenë në lartësinë e kësaj sfide dhe të sillen si burrështetas të kalibrit ndërkombëtar. Kur liderët e përveçëm thirren për të bashkëpunuar me një tribunal ndërkombëtar, ne duhet të veprojmë kështu pa hezitim. Edhe nëse ka akuza të bëra kundër nesh, atyre ju duhet dhënë përgjigja në mënyrën e duhur, me faktet e së vërtetës. Unë këtë jam duke e bërë”, ka thënë ai.