Nesrete Kumnova nga “Thirrjet e Nënave”, i uron nga zemra Kurtit shërim nga Covid-19

Sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka njoftuar se është i prekur me Covid-19, shkruan IndeksOnline.

Menjëherë pas këtij lajmi krerë shtetëror e lider politik, si dhe persona nga shoqëria civile i kanë shprehur urimet për shërim dhe kalim te këtij virusi me lehtësi.

Ndërsa në mesin e atyre që po urojnë që Kurti të bëj mirë sa më shpejtë është edhe Nesrete Kumnova nga “Thirrjet e Nënave”.

Ajo duke komentuar në një postim të saj të bërë më parë ku shihej bashkë me Kurtin, ka shkruar “Albin të uroj shëndet nga zemra dhe ta kalosh sa më lehtë Pandeminë. Nëna Nesrete Kumnova”.