Kush erdhi me dy aeroplanë nga Holanda në Kosovë? Flasin nga Aeroporti i Prishtinës

Sot është raportuar për aterimin e një aeroplani nga Holanda në Aeroportin e Prishtinës.

Valentina Gara nga Aeroporti i Prishtinës ka thënë për Kanal 10 se ardhja e këtij aeroplani nuk ka lidhje me arrestimet nga Gjykata Speciale.

Sipas informacioneve, sot nga Holanda kanë ateruar dy aeroplanë të cilët kanë sjellë futbollistët e Holandës, për shkak të ndeshjes me Kosovën e cila është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.