Reagime të ashpra ndaj Kurtit pasi u pozicionua krah Bidenit për zgjedhjet amerikane

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dje edhe hapur ka dalë në përkrahje të Joe Biden si kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një rreshtim i tillë i Kurtit vjen pas përplasjeve që ka pasur me emisarin e Donald Trump, Richard Grenell, rreth çështjes së dialogut me Serbinë.

Për këtë rreshtim të Kurtit ka pasur reagime në Kosovë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka qenë ndër të parët që ka reaguar duke thënë se rreshtimi i Kurtit është ndërhyrje në punët e brendshme të një shtetit mik raporton Gazeta Express.

“Deklarimi i ish-kryeministrit për zgjedhjet në SHBA përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik.

Dëmi do të jete disadimensional!”, ka shkruar Gashi.