PDK bëhet bashkë me VV-në dhe Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) së shpejti do të nis negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje dhe minoritet për rrëzimin e qeverisë Hoti.

Burime të Albanian Times bëjnë me dije se kjo gatishmëri e tyre vije pas shkarkimeve të fundit të ‘vulosura’ nga kryeministri Avdullah Hoti.

Burime të Albanian Times, poashtu kanë mësuar se ATK kishte nisur hetimet për disa zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), situatë kjo e cila nuk u pëlqeu fare këtyre të fundit.

Si rezultat i këtyre hetimeve, gjatë ditës së djeshme, kryeministri Hoti shkarkoi të parin e ATK-së, Ilir Murtezaj.

Kjo, situatë e pakëndshme, ka shtyrë PDK-në, VV-në dhe minoritetet të bëhen bashkë për rrëzimin e qeverisë aktuale, të cilët vazhdimisht kanë kritikuar për perfomancë jo të mirë.