“O artist”, Rama dhe Basha përplasen në “Opinion”

Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë përplasur përmes lidhjes telefonike në emisionin “Opinion”.

Rama dhe Basha janë përplasur për landfillin e Sharrës, për të cilin kryeministri tha se Basha tentoi ta jepte me koncesion kur ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Kreu i PD ka shpjeguar objektivat e tij kur ishte në krye të bashkisë, ndërsa kryeministri e ka ndërprerë disa herë duke ironizuar përgjigjen e liderit të opozitës

Basha: E gjitha çfarë ka thënë aty është një grumbull gënjeshtrash. E vërteta është si vijon, në vitin 2011, 11 vite pasi kishte lënë Tiranën në plehra, ish krybashkikaku u Tiranës Edi Rama bëri një memorandum mirëkuptim me Bankën Botërore, me IFC për të hartuar një studim për plehrat e Tiranës. Në vitin 2011, pas u largua nga Bashkia, bashkia e Tiranës nën drejtimin tim autorizoi një studimi vizibiliteti me bashkëpagesë nga Banka Botërore dhe Bashkia e Tiranës që Sharra e lënë në në mjerim në 11 vite nga Rama të kishte një trajtim sa më dinjitoz për qytetarët e Tiranës. Studimi i vizibilitetit konkludoi, hartuar nga specialistët e Bankës Botërore. Objektivi i parë, të gjithë kontenierët e plehrave brenda unazës së vogël së Tiranës të futeshin nën tokë. Objektivi i dytë, brenda tre viteve të gjithë e kontenierët e plehrave të bashkisë së Tiranës të futeshin nën tikë. Objektivi i tretë, qytetarët e Tiranës të mos paguanin asnjë qindarkë më shumë për taksën e pastrimit dhe me taksën e pastrimit që paguanin atëherë Tirana do të kishte kontenierë nën tokë.

Rama: O artistë…

Basha: Letrat janë zyrtare, janë në Bashkinë e Tiranës dhe Kryeministri. Shifrat janë këto që thash unë, qytetarët e Tiranës nuk do të paguanin një qindarkë më shumë.

Fevziu: Nuk ka rëndësi kush do i paguante, a ishte toni 30 euro pa TVSH.

Rama: Kush do i pagunte? Me Vebiun do i paguaje?

Basha: I ke aty të gjitha, kishe bërë në plan këtë që bëre. Ti theve një marrëveshje me qeverinë gjermane me GIZ, që kishte që Shqipëria nuk ka nevojë për incenerator, por mund të trajtohen me landfille.

Fevziu: A ka qenë çmimi 30 euro pa TVSH?

Basha: Jo, jo fare, ajo është një memo e brendshme midis departamenteve të bashkive.

Rama: Nuk është memo.

Basha: Nxirre raportin mos gënje, nuk është ai raporti. Ti tregoju shqiptareve pse se kur as taksapaguesit e Tiranës nuk do paguanin asnjë qindarkë më shumë taksën e pastrimit dhe Tirana do të kishte kontenierët nëntokë brenda tre vitesh dhe landfili do të menaxhohej me transparencë , i gjithë studimi i financuar nga Banka Botërore dhe ti i vure shkelim Bankës Botërore. U kujtove kur po ikje, por prapë nuk bëre asgjë dhe kur kjo përfundoi në drejtimin tim, ti nuk e lejove se ishe bërë kryeministër së kishë këtë plan që ke bërë sot. Tre incenerator që i ka regjistruar me një pronar me një kompani guacka jashtë shtetit, me një pronar me precedent penal, anëtar i bandës së Lushnjës.

Rama: Shko fli, fli vëlla, o Lul.

Basha: Sot kjo shfaqje e shëmtuar konfirmon hajdutërinë, konfirmon gënjeshtrat nga fillimi deri në fund të të parit të qeverisë edhe për disa muaj dhe më e zeza e të zezave është që këto miliona euro sot i mungojmë shqiptarëve që kanë humbur vendin e punës, pensionistëve që u thotë ky ver maskën se do të vë gjobë.

Rama: Lul, fli vëlla. Fli gjumë të ëmbël, Fevzi na e hiq të lutem të flejë ai edhe ne të vazhdojmë bisedën. Ose po iki unë. Të flejë gjumë se nuk i bën mirë të rrijë zgjuar kaq vonë, nuk e di pse rri zgjuar kaq vonë se ai fle zakonisht. Fli Lul fli. O Fevzi mos na e banalizo tani se do iki fare. Mbylle mos na e banalizo dhe mos na bëj sherr kot këtu. Lul fli zemër, fli. Fli artist, fli gjumë./ Opinion.al