Gjermania regjistron numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 që nga 28 marsi

Autoritetet gjermane raportuan 6,638 raste të reja dhe 33 viktima nga koronavirusi.

Kjo është shifra më e lartë e rasteve ditore që nga 28 marsi, kohë e cila u cilësua si piku i pandemisë.

Sipas të dhënave të botuara nga Instituti Robert Koch, më shumë se 341,000 infeksione COVID-19 janë identifikuar në Gjermani që nga fillimi i pandemisë, duke iu marrë jetën të paktën 9,710 njerëzve.

Gjermania është vetëm një nga shumë vende të Evropës që po përballen më shpërthime të koronavirusit.
Mijëra raste janë identifikuar në Francë, ku autoritetet kanë rikthyer në disa qytete lëvizjen me orar për të kufizuar përhapjen e virusit. Shifrat po rriten gjithashtu në Britani të Madhe dhe Itali./A2