Lipa nominohet në katër kategori në MTV EMA-s 2020

ashmë është zbuluar lista me të nominumarit për çmimet vjetore në MTV EMA 2020, shkruan GazetaBlic.

Këngëtarja e cila numëron më së shumti nominime është Lady Gaga, shtatë gjithsej, pasuar nga Justin Bieber dhe BTS me nga pesë nominime.

Por, në listën e këtyre nominimeve është dhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, e cila numëron plot katër nominime.

“Artistja më e mirë”, “Kënga më e mirë” (Don’t Start Now), “Artisti/artistja më e mirë POP”, dhe “Best Act” janë kategoritë në të cilat është nominuar Dua Lipa.

Një sukses tjetër i radhës ky për këngëtaren shqiptare e cila është kthyer në një nga emrat më të pëlqyer në botën e muzikës.