Hasani: Në Gjilan do të duhej të mbahej takimi i përbashkët i dy qeverive!

Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI

Takimi i dy qeverivederi më tani nuk ka dhën ndonjë rezultat, pasi do të duhej konkretisht të marrë vendime edhe për Medvegjë, Bujanoc e Preshevë. Ne në shkrimin publik kemi kërkuar që në Gjilan do të duhej të mbanin takimin e përbashkët Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës pasi ky është edhe një trekendësh kufitar. Ky takim, do të duhej të jetë përmbajtësisht takimi i vërteti duke marrë vendime e krijuar lehtësira dhe duke ngritur Komisione e grupe punuese profesionale në të mirë të gjitha hapsirave tona etnike shqiptare. Vërtet mbledhje e përbashkët e dy Qeverive më datën 25 shtator të këtoj viti do të duhej të krijonte efekte pozitive jo vetëm në të mirë të Shqipërisë e Kosovës por edhe Shqiptarëve në Maqedoni, Malë të Zi, Krahinën Shqiptare me Komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, Qamëri dhe anekënd Globit kah është diaspora e jon shqiptare.Trajtimi dhe marrja e ndonjë vendimi edhe pët tri komunat do të jepte mesazh të mbështetjes morale për Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc por edhe të njoftoj, alarmoj dhe sensibilizoj opinionin mbi diskriminimin e tyre.Poashtu në këtë takim të caktohet një pikë e rendit të punës së dy Qeverive mbi shikimin e mundësive se në cilat fusha, të ndihmohet Medvegja,Presheva dhe Bujanoci dhe që do të duhej që të:Miratojn një deklaratë të përbashkët të dy qeverive lidhur meqëndrimin ndaj diskrimimit në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc dhe një Komision për shqiptarët jashta kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë të vizitohen të gjitha lokalitetet dhe vendbanimet e banuara me shumicë shqiptare. Të dyqeveritë mendojm që përfundimisht:Të ndajn mjete dhe të krijojn një fondë të përhershëm për nxitjen e Komunikimin, bashkëpunimit ndërkufitarë dhe stimulimin zhvillimor për zonat dhe vendbanimet kufitare të këtij trekëndëshi kufitarë.Dy Parlamentet dhe Qeveritë kan obligim moral, institucional dhe Kombëtarë që më në fundë të fillon një qasje e re, e mirëfilltë, reale, të gjithë bartësit e institucioneve të dy shteteve të bashkërendojn qëndrimet zyrtare, të harmonizojn që të përafrohenTirana e Prishtina zyrtare dhe t’i kushtojn vëmendje gjithë hapsirave tona etnike dhe jashta tyre. (Autori katë publikuar disa kumtesa e punime në konferenca shkencore mbi raportin e Prishtinës e Tiranës zyrtare ndaj kësaj krahine shqiptare që përfshin komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë)