Mustafa takon kryetarin e Medvegjës, temë mbrojtja e identitetit shqiptarë

Ruajtja dhe mbrojtja e identitetit kombëtar janë të një rëndësie të veçantë për zhvillimin e gjithë Medvegjës, ky ishte përfundimi I takimi të përfaqësuesve të Këshillit Kombëtar Shqiptarë me kryetarin e Komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, shkruajnë mediat serbe, transmeton Titulli.com.

Në bisedën me udhëheqjen e komunës së Medvegjës ata biseduan për të gjitha problemet aktuale me të cilat përballen qytetëtarët shqiptarë në territorin e komunës së Medvegjës.

“Ruajtja dhe mbrojtja e identitetit kombëtar janë të veçanta në Medvegjën e shtypur dhe të harruar. Siç është e veçantë qëndresa e jashtëzakonshme e shqiptarëve të Medvegjës”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Sipas mediave serbe takimi u vlerësua si shumë i dobishëm me konfirmimin e ndërsjellë se gjithmonë ka vend për përmirësimin e bashkëpunimit, përcjellë Titulli.com.

Këshilli Kombëtar Shqiptarë ka shpërndarë libra falas për nxënësit shqiptar në disa shkolla ku mësojnë fëmijët shqiptarë./Titulli.com/