Emigrant në 1992, sot në radhët e partisë CDU në Gjermani- Historia e Besnikut nga Kosova

Besnik Kelmendi lindi në Ruhot te qytetit të Pejës. Eshte biznesmani dhe politikan Shqiptaro – Gjerman pjese e partise CDU,njëheresh anëtar i kryesisë ne Essen. Familja e Besnik Kelmendi është me prejardhje nga Rugova e Pejes.

Në vitin 1992, familja e tij detyrohet të largohet nga Kosova për në Gjermani, per shkak te regjimit te asaj kohe. Kelmendi shkoi në moshën 12-vjeçare në Gjermani. Në pranverën e vitit 2014, Besnik Kelmendi u bë anëtar i CDU-së në ESSEN.

Në të njëjtin vit ai u bë pjese e kryesisë “Emigrantët e Unionit” në Kreisverband të CDU-së në Essen .

Besnik Kelmendi është nënkryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkimin Evropian në kuadër të CDU-së për qytetin Essen. Më 21 shkurt 2017 u zgjodh si delegat për Konferencën e Qarkut dhe për Konferencën e të Distriktit të qytetit Essen.

Besnik Kelmendi është një nga themeluesit e UDAI “Unionit i Integrimit Gjermano-Shqiptar” dhe zëvendëskryetar i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Gjermani. Kelmendi gëzon shtetesin Kosovare dhe Gjermane, qe nga viti 2002.

Besnik Kelmendi, është kandidat për në Asamblenë dhe Këshillin për Integrim në Essen të Gjermanisë.