Cvijiq: Kush e sundon Luginën e Preshevës dhe të Shkupit mbisundon Ballkanin

Jovan Cvijiqi, gjeograf, baba i shkences serbe:

Lugina e Preshevës shtrihet përgjatë lumit Moravë, në jug të saj, te Çukarka e Preshevës bashkohet me lumin Vardar, e njohur si Lugina e Shkupit.
Këtu është edhe UJËNDARËSJA e madhe, e cila në jug, lumi Bajka shkon në lumin Vardar, për në Detin Egje, ndërsa tjetra për në perëndim, Moravica në lumin Moravë, në Danub, për në Detin e Zi. Këto dy lugina janë më të rëndësishme në Siujdhesën Ballkanike dhe zënë vendin qendror në Ballkan.
Sipas Jovan Cvijiqit, gjeografit serb,” këto dy lugina paraqesin pjesën më gjeostrategjike dhe gjeopolitike në Ballkan”.