Pamje të pabesueshme nga kufiri me Greqinë: Shqiptarët presit qe tri ditë, kolona 20 kilometra

Radha e automjeteve që presin të kalojnë përmes kufirit të Kakavijës për në Greqi tashmë ka arritur në disa kilometra.


Kjo pas vendimit të autoriteteve greke për kërkuar testime të detyrueshme ndaj Covid dhe për të vendosur regjimin karantinë për të kthyerit pas datës 27 gusht.

AP raporton se ka rreth 4,000 automjete në kufi që presin madje edhe ditë për të kaluar, shkruan Reporteri.

Kolona në Kakavijë raportohet se është e gjatë rreth njëzet kilometra.

Mijëra shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Greqi, kryesisht në sektorin e bujqësisë, janë gati të kthehen pas pushimeve verore.

Ata po përpiqen të kthehen para se masa të reja të hyjnë në fuqi të hënën, sipas së cilave të gjithë ata që hyjnë në Greqi duhet të kenë rezultate negative të testit për Covid 19, njoftoi policia shqiptare. /Reporteri.net