Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj nesër viziton Luginë e Preshevës

Përmes një njoftimi për media, Këshilli Kombëtar Shqiptar, bënë të ditur që të shtunën, nesër Luginën e Preshevës, do t’a vizitojë, ministri kosovar i shëndetësisë, Armand Zemaj.

“Me ftesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa nesër Luginën e Preshevës do e vizitoj Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, z.Armend Zemaj.
Gjatë vizitës, takimin e parë do ta ketë në Këshillin Kombëtar Shqiptar në oea 10:00,më pas me udhëheqësinë e Komunës së Bujanocit, vizitë Covid ambulantës në Bujanoc, takim me udhëheqësinë e Komunës së Preshevës, vizitë Covid ambulantës në Preshevë, takim me kryetarin e PDSH-së, Ragmi Mustafa dhe Kryetaren e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani” – thuhet në agjendën e dërguar nga KKSH.

Armend Zemaj është ministri i parë i shëndetësisë kosovare që do të vizitojë Luginën e Preshevës./