Si ndodhi shpërthimi i bombolave të oksigjenit në QKUK, rrëfimi i pacientes që po trajtohej me COVID-19

Mbrëmjen e së hënës, në Klinikën e Pulmologjisë shpërtheu bombola e oksigjenit, ku pësoi një paciente e cila ishte duke u trajtuar me COVID-19.

Për shkak të këtij shpërthimi, pacientja ka pësuar djegie të duarve.

Pacientja F. Gj që pësoi këtë incident në Klinikën e Pulmologjisë derisa po trajtohet për coronavirus ka treguar se deri tek shpërthimi kishte ardhur derisa po rregullonte sistemin e oksigjenit.

Jam që 12 ditë e shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë dhe vazhdimisht kemi pas mungesë të oksigjenit, do me thënë bocave të vogla të oksigjenit për pacientët që nuk mund të kryejnë të gjitha shërbimet brenda dhomës ku janë shtrirë. Desha të shkoj për nevoja të mija, duke mos qenë në gjendje pa oksigjen të lëvizim, jam detyruar të blej bocën private dhe në momentin që është dashur ta ndaloj, sistemin e rregullova dhe kam pa që ka eksploduar. Në fakt unë kam mëndu që ka qenë rryma, por kish qenë boca e oksigjenit”, ka treguar ajo për RTK, transmeton KP.
Probleme me bombola të oksigjenit janë raportuar të kenë pas edhe në Spitalin e Gjakovës, por këto pretendime i ka hedhur poshtë drejtori i këtij spitalit, Hlimi Shala
Ai mbrëmë për RTK, ka thënë se kanë qenë vetëm disa vizitorë aty të cilët sipas tij kanë tentuar të hynë brenda duke shantazhuar me ndaljen e oksigjenit për pacientët.

Ne kemi një kontratë me Policinë e Kosovës që asiston deri në ora 12 të natës. Sapo ka shkuar policia, përcjellësit, vizitorët kanë vërshuar spitalin dhe në atë moment kur ka ndërhyrë sigurimi i spitalit ata kanë tentuar me shantazhe gjoja se nuk ka oksigjen, gjoja se do t’ia ndalin pacientëve oksigjenin, kanë tentuar të hyjnë brenda. Kjo ka qenë. Oksigjen ka pasur. Furnizim me oksigjen ka ndodhur, operatori ka sjellë oksigjenin dhe asgjë nuk është e vërtetë që është thënë, ka qenë dezinformoftë”, tha Shala