BURKA E GOJËS- Kur detyrimi nga sistemi kalon në shprehi te qytetarët

Nga Shkëlzen Limani

BURKA E GOJËS- Kur detyrimi nga sistemi kalon në shprehi te qytetarët

Cilido nga sistemet perandorake përpiqet që me çdo kusht, qoft me qasje të përshtatshme ose përmes formave të tjera jonjerëzore synon të inplementojë ideologjinë dhe ndikimin e vet politik e sundues. Kështu kishte ndodhur shekuj më parë, e sipas gjitha gjasave me teknikalitete të tjera po përplitet të sfhfaqet dukshëm edhe kohëve të fundit. Dallimi i perandorive apo sunduesve të atëhershëm krahasuar me, ata të sotmit është prezenca fizike dhe dominimi përmes dhunës e nënshtrimit financiar. Egzistojnë të përbashkëta të shumta në mes sitemeve të sundimit
dhe kontrollimit të masave si për nga ideologjia ashtu edhe nga kauza. Mirëpo, këtu do t’i cekim shkurtimisht, vetëm disa elemente të ngjajshme në mes dy sistemeve (atij që ishte rreth 10 dekada më pare, dhe atij aktuali) që shumë prej nesh mund të kujtojnë fragmente e gjurmë nga trashëgëmia e afërt familjare në mes asaj periudhe kohore, krahasuar me atë që po ndodhë sot.
Mund të themi se këto gjëra nuk kanë lidhje mes vete, e nuk kanë të përbashkëta nga ajo që përmban qëllimi shkrimit, sepse ajo ishte diçka e karakterit fetar kurse kjo tani është e aspektit human e shëndetësor. Mund të keni të drejtë, por ta përdorim shkurtazi metodën elementare të
krahasimit për t’i vlerësuar disa fenomene – elemente ose ngjarje nga këndvështrimi tjetër…
Duke u bazuar në shkrimet e shenjta, pohohet se “asht e ndigjueshme fetarisht hapja e fytyrës dhe e duarve të gruas myslimane dhe si konsekuencë , marrja pjesë e saj në çdo shesh të aktivitetit njerzuar” që i bie të merret vendimi për heqjen e ferexhes – mbulimit të fytyrës tek grate.
Këshilli i Përgjithshëm i Bashkësisë Myslimane të Shqiprisë më 1 mars1937. Kjo i hapi rrugë kuvendit të Shqiprisë që më 6 mars 1937 të miratojë Ligjin “për ndalimin e mbulesës së gruas”. Por me përhapjen e Luftës së Dytë Botrore, zbatimi ligjit, në një fare mënyre nuk gjeti zbatim të plotë, sepse fashistët mendonin që duhet t’a lejonin përdorimin e ferexhes nga gratë dhe vajzat shqiptare. Ashtu edhe ndodhi deri sa morën informacione se
ndodhte që edhe burrat nga rezistenca apo kundërshtarët maskoheshin nën ato pëlhura mëndafshi dhe e ndaluan. Pak vite më vonë, konkretisht në mbledhjen e Komitetit të Shqiptarëve të Kosovës për heqje te ferexhesë, të viti 1945, ndryshe e njohur si mbledhja për Heqjen e Ferexhesë (burkës) dhe
Emancipimi i Femres Shqiptare të Kosovës, u arrit pajtimi për një vendim të tillë. Ndërsa regjimi jugosllav në vitin 1953, nxori dekret të veçantë, përmes të cilit ndaloi bartjen e ferexhes për femrat e besimit islam në ish-Jugosllavi. U deshën tre vjet, më saktë deri në vitin 1956 që dekretligji të realizohej. Shumë shqiptarë të Kosovës, duke mos dashur që bashkëshortet apo vajzat e tyre të thyenin “akullin” dhe të lëviznin pa ferexhe, gjatë këtyre tre viteve të afërmit e tyre i vizitonin kryesisht natën! Mirëpo, pushtetarët e Maqedonisë (40 vite më vonë) jo vetëm lejuan femrat shqiptare të përdorin mbulesën, bile nëpër manifestime e protesta, shqiptarët në Maqedoni u lejuan të përdorin flamurin turk, me qëllim që në sy të botës të duken si mbeturina të
ish-Perandorisë Osmane.

Por, 50 vite pas këtyre ngjarjeve dhe rrjedhën e ndryshimeve shoqërore, njëra nga mekanizmat më të njohura ndërkombëtare për mjeksi e njohur si “OBSH” Organizata Botrore e Shëndetsisë nga muaji shkurt i 2020-tës, e tutje rekomandon të mbahen maskat mbrojtëse kundër prekjes me
virusin COVID19. Pak muaj më vonë, konkretisht korrikun e vitit 2020 Qeveria në Tiranë, Shkup, Prishtinë, Beograd e gjetiu kanë aprovuar vendimin për bërjen detyrim të përdorimit të maskave nga qytetarët e tyre. Po ashtu pos maskave qytetarët rekomandohen të mos përshëndeten mes vete me dorë (prekje të shuplakave) por me prekje të brylave ose edhe perms ngritjes së dorës nga largësia minimale 1.5 metra. Gjithashtu personeli shëndetsor që ka të bëjë me të prekurit me COVID19 duhet të izolohet tërësisht nga veshje e posatshme prej materjali të plastikës ose me veshje të materjalit të najllonit me qëllim mbrojtjen nga infektimi gjatë shërbimit. Por, cilat janë ngjajshmërit mes atyre që përmendëm më sipër dhe këto që i cekëm sëfundmi?
Për dallim nga ajo kohë kur femrat mbulonin kokën dhe shumicën e fytyrës apo komplet trupin e tyre me shami si pjesë të veshjes “fetare”, tani, po e mbulojm gojën dhe hundën me maska si grate ashtu edhe burrat pa dallim. Dallon materjali ndërtimit të këtyre elementeve (maskave) Thirreshin në rregulla fetare, kur nuk i zgjatnin dorën dikujt për ta përshëndetur, sipas traditës kombëtare. Kjo ndjenjë e mos dhënies së dorës mund të kuptohet vetëm prej atyre që kanë patur rastin t’u ketë mbetur dora duke i’u lukundur në aijr. Ndërsa tani, po thirremi në diçka – q֝llim tjetër (shëndetsore) por, sjellja e njejtë mos dhënia e dorës.Pastaj e keni parasyshë veshjen komplete të atyre grave para disa dekadave me mantilla, mbulesë, ferexhe (burk֝ë) e disa shtofa shtesë, që mund t’i kujtojm perms fotografive apo nga kujtesës familjare. Po veshjet që po shohim këtyre muajve të fundit, kur po shfaqen
stafi shëndetsor me kostumet e ngjitura prej materjalit të plastikës, pra të mbuluar tërësisht. Shumë nga rregullat ligjore që kanë lidhje “fetare” kanë filluar gradualisht të vendosen dhe po ashtu të hiqen në vende të caktuara për arsyeje të ndryshme. Po ashtu edhe rekomandimet shëndetsore që po na shëndrohen në detyrime ligjore kanë filluar të vendosen gradualisht (muaj pas muaji) e do të hiqen po ashtu.Mirëpo, shpesh ndodhë që, disa prej detyrimeve ligjore, te një pjesë e njerëzëve, të mbesin shprehi apo të shëndrohen në modë (in i vesheve) e pas disa vitesh, kur ta shohim në ndonjë
sfilat mode duke e propagandaur bartjen e maskës si pjesë të garderobës së përditshme ose nëpër takiemt sociale mos dhënien e shtrengimin e dorës apo edhe largësinë fizike. Mund të ketë kontradikta në metodën krahasuese, megjithate, mbulesa (burka) e gojës, mos dhënia e dorës dhe
kostumet izoluese të trupit nuk janë vetëm opinion i imi por, ato që edhe ju, i dini pavarësisht këndvështrimit të gjykimit të fenomeneve të shtjelluara