Tetë të vdekur në Serbi nga koronavirusi

Tetë persona kanë vdekur në Serbi në 24 orët e fundit nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 311 raste të reja.

Autoritetet shëndetësore në Serbi kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 8395 mostra, ku 311 kanë rezultuar pozitive.

Deri më tash në Serbi kanë vdekur 590 persona nga koronavirusi, ndërsa janë regjistruar 26.193 raste.