Kurti merr pjesë në një debat në Greqi, flet për qeverisjen e tij

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në Symi Symposium, i cili u mbajt për 22-ën herë, kësaj radhe në Athinë të Greqisë.

“Pandemia: Bota pas Covid-19″ ishte sivjet tema e Symi Symposium i cili u mbajt për 22-tën herë, kësaj radhe në Athinë të Greqisë”.

“Personalitete të shquara politike, akademike e humanitare nga Evropa morën pjesë fizikisht, por edhe nga mbarë bota nëpërmjet platformës Zoom, në panele të shumta me prezantime të vlefshme e diskutime interesante”.

“Përgjatë kësaj jave që po e lëmë pas, aty u trajtuan shumë çështje e tema: nga qëndrueshmëria e institucioneve dhe komuniteteve në kohë krize e deri te ekonomia e gjelbër dhe inteligjenca artificiale. Unë kam paraqitur qëndrimet dhe vizionin për rajonin tonë të Ballkanit perëndimor duke përshkruar e shpjeguar në veçanti përballjen katër mujore të qeverisjes sonë të mirë në disa fronte njëkohësisht”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.