Këshilltari i Trump, O’Brien infektohet me koronavirus

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Donald Trump, Robert O’Brien, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. O’Brien bëhet kështu zyrtari më i lartë amerikan i prekur nga pandemia.

Sipas deklaratës, këshilltari ka simptoma të lehta dhe ka pothuajse një javë që punon i vetë-izoluar larg zyrës së tij në Uashington.

O’Brien është një nga personat më të afërt me presidentin amerikan, por takimi i tyre i fundit ka ndodhur 2 javë më parë. Më pas, zyrtari ka ndërmarrë një tur në Europë, ku sipas tendave ka takuar përfaqësues të lartë nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia.