Nagip Arifi pas nënshkrimit të koalicionit në Bujanoc: Historia po përsëritet në vitin 2020!

Partia Demokratike lidhur me marrëveshjen e nënshkruar mes 4 subjekteve politike shqiptare për të qeverisur me komunën e Bujanocit ka vlerësuar se s ajo që u premtua gjatë fushatës zgjedhore, sot në zyrën e PD-së u kurorëzua vullneti i shumicës shqiptare për të bashkëqeverisur, shkruan Titulli.com.

“Të vetdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak, veçanarisht në rrethanat aktuale politike, dhe të përgjegjshme ndaj gjithë qytetarëve e të përkushtuar për të siguruar një qeverisje të mirë në Bujanoc, me ndërmjetësimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, partitë politike shqiptare në Bujanoc PD, PVD, LPD dhe APN kanë nënshkruar marrëveshje të koalicionit për bashkëqeverisje lokale për mandatin 2020-2024″, thuhet në njoftimin e PD-së.

Sipas ketij njoftimi marrëveshja e ditës së sotme ka ardhur pas shumë takimeve të partisë fituese PD me të gjitha subjektet politike shqiptare në zyrat e PD-së në Bujanoc, duke filluar menjëherë nga çertifikimi i rezultateve të 21 qershorit.

Kryetari i PD-së, Nagip Arifi është shprehur se historinë në vitin 2002 e ka shkruar duke u bë kryetari i parë shqiptar në Komunën e Bujanocit.

“Historinë po e përsëris tash në vitin 2020 duke e bërë për herë të parë Koalicionin me Shqiptarët i cili do të udhëheqë Komunën e Bujanocit. Fjalën ja dhashë, dhe fjalën e mbajta”, theksoi Arifi.