Filmi shqiptar “Saras’s Book”, pjesë e klubit të filmit në Toronto

Sabije Veseli ka bërë me dije se filmi “Saras’s Book” do të jetë pjesë e “Legacy” The Film Club Toronto”.

“Legacy” është një rrjet, ku producentë nga e gjithë bota prezantojnë filmat e tyre dhe është një rrjet shumë i mirë për promovim.

Çdo muaj për filmat ka edhe çmime nga “Legacy”, e cila është me bazë në Toronto, Kanada.

Sa i përket filmit “Saras’s Book” është publikuar më 16 dhjetor 2019 në SHBA, me drejtor Ibër Deari, shkruar nga Mrika Krasniqi dhe Sadije Dërvishi Veseli, me aktorë kryesorë Mirsad Abazi dhe Mona Mustafa.

Filmi “Saras’s Book” është një ngjarje e bazuar në histori të vërtetë, me një temë sociale, ku ka më shumë të bëjë me jetën pasmartesore të një çifti./kultplus