Osmani kërkon shkarkimin e anëtarëve të Listës Serbe

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që të shkarkohen anëtarët e Listës Serbe.

Ajo ka ftuar të githa partitë politike të Kosovës që të mbështesin miratimin e një rezolute në Kuvend me të cilën kërkohet nga Qeveria që t’i shkarkojë anëtarët e saj, të cilët i janë bashkangjitur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fushatën politike dhe diplomatike kundër Kosovës.

“Edhe nëse e lëmë anash çështjen e masave anti Covid-19, thirrja e Listës Serbe (partnerit të koalicionit nga votat e të cilit varet Qeveria e Kosovës), që ta mbështesë pozicionin politik e diplomatik të Serbisë kundër Kosovës është thirrje kundër rregullimit kushtetues dhe sovranitetit të vendit tonë.
Ftoj të gjitha partitë politikе që ta mbështesin miratimin e një rezolute/deklarate në Kuvend me të cilën kërkohet nga Qeveria e Kosovës t’i shkarkojë anëtarët e saj, të cilët i janë bashkëngjitur Vuçiqit në fushatën politike e diplomatike kundër vendit tone”, ka shkruar Osmani në Facebook.