OBSH: Covid-19 mund të përhapet edhe përmes ajrit

Së fundmi Organizata Botërore e Shëndetësisë e pranoi se ekziston mundësia që coronavirusi të transmetohet përmes ajrit, pasi një grup shkencëtarësh nxitën organizatën që të azhurnonte udhëzimet për përhapjen e virusit.

“Ne e kemi pranuar këtë si mundësi, si një nga mënyrat e transmetimit të COVID-19”, tha Maria Van Kerkhove, nga OBSH.

Sipas mediave të huaja, OBSH-ja deri më tani ka potencuar se coronavirusi përhapet kryesisht nga spërkalat e hundës apo gojës, të cilat pas dy metrave bien në tokë.

Mirëpo një letër drejtuar agjencisë me qendër në Gjenevë, përshkruan se spërkalat mund të qëndrojnë pezull në ajër dhe të infektojnë njerëzit që i thithin ato.

Sipas kësaj informate, shkencëtarët kërkuan nga OBSH t’i azhurojnë udhëzimet për përhapjen e virusit.