Mbyllja e xhamive për shkak të pandemisë nuk vlen për Preshevën

Eselamu Alejkum

Të dashur vllezër dhe motra, pas qarkullimit të një lajmi nëpër disa portale dhe pas pyetjeve tuaja të shumta mbi mbylljen e xhamive në Sërbi, dua që në cilësin e Kryetarit të Këshillit të Bashkësis Islame të sqaroj opinonin publikë dhe besimtarët se ky vendim nuk vlen për xhamitë në komunën e Preshevës!

Meshihati i Bashkësis Islame në Sërbi me qendër në Novi Pazar ka vendosë për mbylljen e Xhamive në qytetet e shpallur si zona të krizës, ky vendim nuk vlen për komunën e Preshevës, sepse duke e falenderur Zotin xh.sh. dhe kujdesin tuaj, ne ende nuk jemi zonë e krizës!

Bashkësia Islame si institucion i vetëm legalë dhe legjitim është duke përcjellur situatën dhe në rastë nevoje do të dalë me informatë, sqarime dhe udhëzime për ruajtjen e shëndetit të besimtarëve tanë!

Të dashur besimtarë dua të ju informojë dhe sigurojë se falja e namazit në xhamitë e komunës së Preshevës vazhdon normalisht, duke ju kërkuar që të keni kujdes të shtuar në mbajtjen e distancës, duke lutur Zotin xh.sh. të na pranoj faljen e namzit dhe të na mbrojë nga kjo pandemi!