Kosovë, masat e reja kundër Covid-19 në fuqi nga 6 korriku

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se masat e reja ndaj përhapjes së pandemisë koronavirus do të hyjnë në fuqi prej datës 6 korrik, ditë e hënë.

“Masat e reja kundër Covid-19 hyjnë në fuqi më 6 korrik 2020”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Gjatë ditës, kryeministri Hoti ka bërë të ditur se do të ketë kufizime të lëvizjes në qytetet me numrin më të madh të të prekurve, duke filluar nga ora 21:00 deri në 05.00 të mëngjesit, në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri.

Masat e reja përfshijnë edhe mbylljen e gastronomisë pas orës 21.00.