Festë në Republikën Çeke për t’i dhënë ‘lamtumirën’ COVID-19 (Foto)

Në një moment kur Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi këtë javë se pandemia as nuk është afër përfundimit, në Republikën Çeke u mbajt një festë për t’i dhënë në mënyrë simbolike ‘lamtumirën’ pandemisë së Covid-19.

Mijëra të ftuar u ulën të martën në një tryezë të gjatë rreth 500 metra në urën Charles në Pragë, ku ndanë ushqime dhe pije që kishin sjellë nga shtëpia. Ajo që ra në sy në këtë festë ishte se nuk u zbatua distanca fizike.

Kujtojmë që në Republikën Çeke një shtet me 10 milion banorë kishte më pak se 12 mijë të infektuar dhe rreth 350 të vdekur. Organizatori i kësaj feste tha se festimi ishte i mundur për shkak të mungesës së turistëve në qytetin e famshëm dhe simpatik.tch.