Zyrtare: Kupa e Kombeve të Afrikës shtyhet për vitin 2022

Kupa e Kombeve të Afrikës 2021 fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej gjatë verës vitin e ardhshëm, por është shtyrë.

Duke parë vështirësitë e të luajturit në Kamerun në qershor dhe korrik, kur pjesa më e madhe e vendit është në mes të sezonit me shi, CAF zgjodhi të shtyjë turneun përsëri në kohën tradicionale Janar-Shkurt, përcjell GB.

Megjithatë pas pandemisë së koronavirusit, kjo garë është shtyrë sërish.

CAF kishte vonuar njoftimin zyrtar, duke shpresuar se situata globale mund të lejojë që turneu të luhet ashtu siç ishte planifikuar, por që nga sot ata kanë zgjedhur zyrtarisht ta shtyjnë sezonin përsëri për një vit, pra për vitin 2022.