Të mërkurën më 1 korrik rivotim për listën shqiptare në disa vendvotime në Bujanoc, dil voto

Të mërkurën më 1 korrik do të rivotohet për zgjedhje parlamentare në 9 qendra të vendvotimit në territorin e komunës së Bujanocit të cilët në 5 vendvotimet shqiptare përfshinë afro 6155 qytetarë më të drejtë vote dhe 4 vendvotime me shumicë serbe.

Sipas rezultateve nga Komisioni Republikan Zgjedhorë prej 97,23 % të votave të përpunuara lista shqiptare “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” ka fituar 3 mandate të deputetit në parlamentin e Serbisë mirë kjo do të konfirmohet pas rivotimit më 1 korrik.

Partitë politike pjesëmarrëse në listën e unifikuar kanë bërë thirrje për të dalë në rivotim për zgjedhjet parlamentare

Qendrat e vendvotimeve do të hapen nga ora 7-20 dhe qytetarët mundë të votojnë në vendvotimin numër 1 në Tërnoc (1304 votues të regjistruar), vendvotimi numër 10 shkolla fillore “Sami Frashëri” në Konçul (1499 votues të regjistruar), vendvotimi numër 15 në shkollën fillore “Sami Frashëri” në Lluçan (1292 votues të regjistruar), vendvotimi numër 16 në shkollën fillore “Sami Frashëri” në Dobrosin (933 votues të regjistruar), venvotimi numër 52 në shkollën fillore “Naim Frashëri”në Bujanoc (1127 votues të regjistruar) dhe 4 vendvotim tjera serbe dhe të përziera.

Akoma mbetet e paqartë se rezultati i rivotimit tek vendvotimet shqiptare në komunën e Bujanocit a do të ndikojë në rezultatin e përgjithshëm të listës së unifikuar shqiptare në Luginë në Preshevës, përcjellë Titulli.com.

Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve lokale në vendvotimet shqiptare ku do të përsëritet votimi për zgjedhjet parlamentare kishin votuar rrethe 2700 votues./titulli.com